
Pas më shumë se 4 muajsh nga ndalimi i qarkullimit me monopatina, një grup aktivistësh dhe qytetarësh protestojnë sot para Ministrisë së Brendshme.
Ata kërkojnë kthimin e skuterave të sekuestruar, anulimin e vendimit për ndalimin e tyre si dhe dëmshpërblimin e bizneseve dhe qytetarëve për dëmin ekonomik.
Para disa ditësh ministrja Koçiu përsëriti se nuk tërhiqet nga vendimi për ndalimin e monopatinave dhe se po punohet për rregullimin e kuadrit ligjor.






