4 prilli shënon ditën botërore të kafshëve endacake . Të shumtë janë qentë dhe macet të pa streha që enden rrugëve të qytetit dhe jetojnë në kushte tepër të vështira. Strehëza e ngritur nga bashkia Shkodër pak vite më parë po i vjen në ndihmë rreth 200 qenve të braktisur.

Megjithëse situata duket se ka njohur përmirësim sërish në Shkodër janë të pranishëm qentë endacak. Mënyra më mirë për mbrojtjen e tyre është vaksinimi, sterilizimi gjithashtu dhe mos braktisja e tyre.

4 prilli si ditë ndërkombëtare e kafshëve endacake ka filluar në vitin 2010 me iniciativë të disa organizatave hollandeze, kjo ditë manifestohet në rreth 20 shtete të Europës.

Artikulli paraprakLEKSION I HAPUR ME STUDENTËT
Artikulli tjetërPUNIMET NË ZDRALE, TREGTARËT ANKOHEN PËR SHITJET