4 prilli shënon ditën botërore të qenve endacak. Vazhdimisht organizata të ndryshme që kanë për qëllim mbrojtjen e qenve të rrugës bëjnë thirrje për përkujdesjen e tyre. Duke jetuar në rrugë ata bëhen objekt i keqtrajtimeve të vazhdueshme nga ana e personave të papërgjeshëm thotë Izabela Sala vullnetare në strehën “Animals Need Me”.

Për t’i edukuar fëmijët që në moshë të hershme që të kujdesen për kafshët, streha “Animals Need Me” ka organizuar disa aktivitete me nxënësit e shkollave.

Pavarësisht nismave të ndryshme për strehimin e këtyre kafshëve që vullnetarë apo dhe streha “Animals Need Me” ka marrë sërish vihet re një rritje e numrit të qenve endacak në rrugët e qyteti të Shkodrës.