16 të arrestuar dhe një kile drogë e sekuestruar është bilanci i operacionit të koduar me emrin ‘Volpi dei Balkani’ (Dhelprat e Ballkanit) të kryer nga karabinierët e të nisur dy vjet më parë.

Sot në mëngjes janë bërë gjashtë arrestimet e fundit, katër shqiptarë e dy italianë, rezidentë në Tigullio.

‘Droga fshihej në pyje, brenda kontejnerëve që përdoreshin për shitjet e përditshme të kokainës, heroinës e marijuanës në tregjet e Sestri Levantes, Casarza Ligure, Lavagna dhe klientëve lokalë, midis tyre artizanë, tregtarë, sipërmarrës’, tha komandanti i kompanisë lokale të karabinierëve.

Dhjetë arrestime janë kryer në mars 2017, nisur me prangosjen e shqiptarit T. H., për të vazhduar me nëntë të tjerët në muajt në vazhdim, deri në blitzin e sotëm.

Artikulli paraprakKRYEMADHI: DVORANI I KAPUR NGA MAZHORANCA
Artikulli tjetërÇFARË NUK U PA NË STADIUMIN E RI KOMBËTAR