Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në facebook ka dhënë lajmin e mirë se trinjakët, Roi, Ajsi dhe Ersa janë tashmë jashtë rrezikut për jetën.

Ata prej 40 ditësh kanë qenë në shërbimin e terapisë intensive, por tashmë gëzojnë shëndet të plotë.

“Pas 40 ditësh të vështira në shërbimin e terapisë intensive, trinjakët Roi, Ajsi dhe Ersa sot kanë dalë nga rreziku dhe gëzojnë shëndet të plotë

#Mirënjohje për dr. Alma Hysa për përkushtimin ndaj trinjakëve që e fituan betejën për jetën si dhe për të gjithë stafin e Reanimacionit të Maternitetit “Koço Gliozheni”, për kujdesin e jashtëzakonshëm për të lindurit prematurë.

Trinjakët kanë përfituar sot edhe bonusin e bebes prej 360,000 lekë të reja dhe së shpejti do të jenë gati të shkojnë në shtëpi.

#JetëTëGjatë”, shkruan Manastirliu.

Artikulli paraprakTRANSMETIMI I COVID-19 TE KAFSHËT: NËSE JENI INFEKTUAR SHMANGNI KONTAKTIN ME MACET DHE QENTË
Artikulli tjetërLEHTËSIMI I MASAVE ANTI-COVID, MANASTIRLIU: DUHET TË JEMI VIGJILENTË NDAJ VARIANTIT DELTA