Myftinia Shkodër organizoi një Mbrëmje Fetare, në thelb të së cilës ishte promovimi i botimit më të ri me titull: “40 hadithe rreth mirësisë së Kur’anit”

, nga autori Ahmed El-Ankarij, përkthyer në shqip nga teologu Lavdrim Hamja, imam i xhamisë së “Dy Vajzave”.Një ligjëratë me temë: “Rëndësia e të jetuarit me Kur’an në jetën e muslimanit”, u mbajt nga Imam Muhamed B. Sytari, Myfti i Shkodrës. Ndërkohë, përkthyesi i librit, teologu Lavdrim Hamja, në fjalën e tij, theksoi se shtysa kryesore që e ka nxitur të shërbejë këtë punë është dëshira e madhe që njerëzit të kuptojnë madhështinë e Kur’anit, rëndësinë e mësimit të tij dhe përhapjes së vlerave të tij kudo.