Pas ngjarjes së rëndë të ndohur ditën e djeshme në Koplik, ku mbeti I vdekur 27 vjeçari E.K, polica ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj shtetasit E. B 40 vjeç banues në koplik, për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë. 27 vjeçari ndërsa punonte në një subject mobilerie duke vendosur një reklamë në tarracën e subjektit, ra në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin N. P., 62 vjeç, banues në fshatin Omaraj.
62 vjeçari duke drejtuar automjetin tip kamion në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë kamioni ka dalë nga rruga, ku janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. C., 47 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm dhe K. L., 57 vjeç, banues në Shirokë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Specialistët e Policisë Kufitare ndaluan shtetasin A. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Kukës.
Ditën e djeshme në Bajzë, në një magazinë për grumbullimin e bimëve medicinale, në pronësi të shtetases F. B., 54 vjeçe, ka rënë zjarr ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSPAK PËRFUNDON KONTROLLET PËR DOSJEN “BALLUKU”
Artikulli tjetër150 VIZITA NË DITË NË PEDIATRINË E SHKODRËS