
40 vjeçari shqiptar vdes në një aksident në punë, plagosen 2 të tjere
Një 40 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në punë pranë Agios Nikolaos (Shën Nikolla) në Kretë të Greqisë, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Sipas mediave greke, edhe dy punëtorët e plagosur, përkatësisht 51 dhe 52 vjeç, janë me origjinë nga Shqipëria. Ata punonin pranë impiantit të përpunimit të ujërave të zeza kur kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike, por media të tjera greke thanë se atyre u ra një pllakë e madhe metalike. Të tre viktimat punonin në një kompani private që ishte përfshirë në pastrimin e ujërave të zeza Agios Nikolaos.






