Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet nga kamioni në të cilin u kapën 400 kg kokainë e nisur nga Brazili. Ai shkruan se kompania që ka porositur mishin nga Brazili ndodhet në Lipjan, ndërkohë që oficerët e njësisë speciale të policisë së Kosovës dhe oficerët e antidrogës nga Tirana janë ende duke punuar për të peshuar dhe saktësuar sa është sasia e sekuestruar e kokainës. DEA amerikane sinjalizoi për 2 ton kokainë që kanë kaluar nga Porti i Durrësit, ndërsa deri tani flitet për një sasi prej 400 kg drogë.

“Kur ke fat, ke fat…
Në kohën dhe në vendin e duhur…
Në Lipjan të Kosovës, në ambientet e kompanisë ku është kapur një sasi e frikshme kokainë, e fshehur brenda një ngarkese me mish të nisur nga Brazili.
Ndërkohë oficerët e njësisë speciale të policisë së Kosovës dhe oficerët e antidrogës nga Tirana janë ende duke punuar për të peshuar dhe saktësuar sa është sasia e sekuestruar e kokainës…
Kjo linja e “re” nga Brazili, diçka më kujton!!!
Në fakt nuk më duket aq e “re” sa thonë…”, shkruan gazetari Hoxha.

https://www.facebook.com/100000830338157/videos/3902010563169916/

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBIEN RASTET ME KORONAVIRUS NË INDI, OBSH: NUK PO BËHEN TESTE
Artikulli tjetërCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 17 RASTE TË REJA DHE 3 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT