
Një pikë e rëndësishme e diskutimit në Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit ishte edhe bregdeti i Velipojës.
Përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit tha se deri më tani, nga 82 aplikime për shezlongë, janë miratuar 42, ndërsa 8 janë në proces.
Bujar Shpendi, Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
Përfaqësuesi i Kapitenerisë në portin e Shëngjinit kërkoi nga policia që të ketë një përcaktim të saktë të vendit ku do të dalin në det mjetet lundruese apo motorët e ujit, për të shmangur problematikat e viteve të kaluara.
Policia kufitare theksoi se janë marrë të gjitha masat për të gjithë vijën bregdetare, ndërsa shtoi se vitin e kaluar nuk ka pasur asnjë aksident me jetski apo mjete lundruese.






