14 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa forca të shumta në terren dhe mjete ajrore janë angazhuar për përhapjen e flakëve. Sipas bilancit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 44 vatra, 14 prej të cilave mbeten aktive.

Në Shkodër, ndërhyrja vijon në vatrën e Bardhaj-Myselimit, ku janë angazhuar 71 efektivë dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura. Zjarre aktive raportohen edhe në Mnelë të Vogël, Naraç dhe malin e Tërbunit. Ndërkohë, vatra në Bërdicë nuk paraqet rrezik për banesat.

Edhe në Lezhë vijon puna për shuarjen e zjarreve në Gallatë dhe në zonën Kalivaç-Zimaj-Kashnjet. Në këtë të fundit janë angazhuar edhe dy helikopterë, ndërsa nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Tiranë, zjarret vijojnë në Malin e Dajtit, Kryezi të Kavajës dhe Selitë e Malit. Në Dajt janë angazhuar 82 efektivë dhe një helikopter i Forcave të Armatosura, ndërsa në Kryezi është përdorur edhe një avion Air Tractor.

Vatra aktive ka edhe në Dibër, në Vajkal, Lundre-Madhesh, Qafën e Helmes dhe Cerrujë.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 636 forca vendore dhe 67 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur ndërhyrjen me 329 efektivë, mjete, gjashtë operacione me helikopterë, një avion Air Tractor dhe një dron. Autoritetet vijojnë monitorimin e vatrave aktive dhe ndërhyrjen në zonat ku flakët mbeten problematike, me fokus mbrojtjen e banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak23 BASHKI ME BUXHET KUNDËR ZJARRIT, POR SHPENZIMET MBETEN PAS! TIRANA E DURRËSI I LËNË FONDET NË ARKË, HIMARA KRYESON ME INVESTIMET
Artikulli tjetërKULLAT E VERIUT DREJT RESTAURIMIT, GONXHJA: BRENDA 2027 KALOJMË TE INVESTIMET, SYNIMI T’I KTHEJMË NË BUJTINA E MUZE