
5.8 milion lekë të reja janë shtuar në buxhetin e Bashkisë Lezhë, në kuadër të grantit të performancës së përfituar për vitin 2025. Këto fonde do të shpenzohen për emergjencat civile, ku do të ndërtohen dy prita malore dhe do të rikonstruktohet një urë në Njësinë Administrative të Zejmenit, një ndër zonat më të prekura nga moti i keq i këtij dimri. Ky fakt u bë i ditur nga nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Brikena Vuksani, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku u miratua kjo shumë për realizimin e këtyre investimeve.
Reshjet e dendura të shiut të fillim janarit shkaktuan përmbytje në disa zona të Bashkisë Lezhë, ndaj po identifikohen pikat më problematike për të ndërhyrë me qëllim minimizimin e pasojave që sjellin vërshimet e ujërave.






