Kryetari i Bashkisë Shkodër në rrjetet sociale :

Këta të rinj që na ftojnë sot janë e ardhmja më e mirë e Shkodrës, shembulli më i pastër se si ndryshimi nis nga zemra.

Pas pastrimit nga Bashkia ata po i bashkohen nismës për ta bërë Velipojën më të pastër dhe më të bukur.

5 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, vjen si thirrje për të gjithë:
Të pastrojmë së bashku plazhin e Velipojës.

Velipoja është e jona, e të gjithëve.
Mjedisi ndryshon vetëm kur secili jep pak nga vetja.

📍 Më 5 Dhjetor, ora 08:00 – Velipojë.

Ejani me dëshirë, me energji dhe me bindjen se një gjest i vogël sjell ndryshim të madh.

Shkodra ka zë, ka rini dhe ka zemër. ❤️

Artikulli paraprakAMBASADORI GJERMAN TAKON KREUN E KLP: ZGJEDHJA E KREUT TË SPAK, PROCESI TË JETË TRANSPARENT
Artikulli tjetërMINISTRJA IBRAHIMAJ NË PANELIN E NIVELIT TË LARTË ‘JAVA E CEFTA 2025’