Gjykata e shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Lezhë ka dënuar me 5-vite burg, ish-kreun e Njesisë Adminitrative Ungrej Gëzim Kola. Ai u gjet fajtor për vepren penale “Kultivimi i bimeve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykimi ndaj tij u bë në mungese, pasi vijon të jetë në arrati. Sipas dosjes hetimore është arritur të provohet se ish-zyrtari është përfshire në veprimtarinë e kultivimit të droges në zonen malore të Ungrejt. Por vendimi pritet të ankimohet në Gjykaten e Apelit nga mbrojtësi ligjor i ish-zyrtarit lokal, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit ne vazhdimësi është mohuar përfshirja e tij në kultivimin e droges.

Ndërsa për të ndjerin Kastriot Luka dhe shtetasin Gjergj Ndreca prokuroria e Lezhës kishte kërkuar pushimin e akuzës, pasi Luka ka ndërruar jete, ndërsa për Ndrecën nuk është arritur të provohet përfshirja e tij në kultivimin e kanabisit. Pjesë e kësaj dosje është edhe kryeplaku i fshatit Ungrej, Zef Boci, por çështja ndaj tij është veçuar dhe po gjykohet në Gjykatën e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

Hetimi nisi pas zbulimit dhe asgjësimit të rreth 4 mijë bimëve kanabis sativa nga Forcat Speciale RENEA në qershor të vitit 2021 në zonën e Ungrejt në Lezhë, ku përmes përgjimeve dhe provave të tjera të siguruara u arrit të provohet edhe përfshirja e ish-drejtuesit të Njesisë Administrative Ungrej Gëzim Kola në këtë veprimtari të paligjishme.

Artikulli paraprakTIRANA, E NËNTA MË E SHTRENJTË NË EUROPË PËR FUQINË BLERËSE, ÇMIME TË NJËJTA BANESE ME MADRIDIN
Artikulli tjetërSHKODËR, NUK IU BIND URDHËRIT TË PUNONJËSIT TË POLICISË, PROCEDOHET 34-VJEÇARI