Lush Lushi, 70 vjeç nga Trushi ka shprehur shqetësimin e tij se prej pesë vitesh nuk merr pension ai dhe as bashkëshortja e tij. Në mungesë të çdo të ardhure, ai përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, duke bërë jetesën thuajse të pamundur. Edhe pse i sëmurë, i moshuari tregon se detyrohet të punojë për të siguruar ndonjë të ardhur pasi nuk ka asnjë mbështetje financiare. Ai apelon për ndihmë dhe zgjidhje nga autoritetet për të marrë të drejtën që I takon.

I moshuari tregon se këtë shqetësim e ka ngritur prej vitesh por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga institucionet përgjegjëse, duke lënë atë dhe bashkëshorten e tij pa asnjë mbështetje financiare.

Artikulli paraprakLEZHË, ARRESTOHET 48-VJEÇARI PËR DHUNË NË FAMILJE
Artikulli tjetërPËRGATITJET PËR SEZONIN TURISTIK NË LEZHË