
Fshati Shirq në njësinë administrative Dajç është ndër më të prekurit në këtë zonë si shkak I përmbytjeve. Sipërfaqja e tokave bujqësore në këtë zonë është rreth 50 ha ndërsa aktualisht janë shkaktuar dëme të shumta në bazën ushqimore për gjënë e gjallë tregon kryetari I këtij fshati Mark Kolajni.
Kryetari I fshatit kërkon që institucionet të marrin masa për furnizimin e fermerëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë, po ashtu të nisin vlerësimin e dëmeve të krijuara.
Në këtë njësi administrative janë rreth 700 ha tokë nën ujë ndërsa aktualisht rruga Shirq – Darragjat është ende e bllokuar për shkak të nivelit të ujit deri në 85 cm.






