Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me kokainë në makinën e tij.

Operacioni u zhvillua në Albisola, ku policia italiane po zhvillonte një kontroll rutinë rrugor. Policia urdhëroi ndalimin e makinës ku po udhëtonte 50-vjeçari shqiptar, ideniteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Sipas mediave italiane, shqiptari ka filluar të shfaqë shenja nervozizmi, duke detyruar patrullën që të kryejë kontroll në makinën e tij, duke i gjetur edhe lëndën narkotike prej gjysmë kologramë kokaine.

“Kokaina- shpjegon karabinieri- është me një cilësi të pastër” Po ashtu gjatë kontrollit në banësë shqiptarit i gjendet edhe një tjetër sasie të ndarë ne doza dhe e gatshme për tu shitur.

Artikulli paraprakITALIANI KAPET ME NJË APARAT, DYSHOHET SE PËRGJONTE TELEFONAT
Artikulli tjetërEDHE 50 DITË TË TJERA BURG PËR FINANCIERIN E HABILAJVE