Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, shoqata e Kuvajtit në bashkëpunim me Myftininë Shkodër ka shpërndarë 500 pako ushqimore për familjet në nevojë, kategoria e atyre me fëmijë jetim. Diten e sotme pranë xhamisë së Kirasit u bë edhe shpërndarja e 250 pakove. Ndërsa pjesa tjetër e këtyre ndihmave do të bëhet në disa xhami të tjera të qytetit të Shkodrës dhe në Malësi të Madhe.

Myftinia Shkodër falenderon gjthashtu të gjitha shoqatat donatore të cilat bënë të mundur shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Këto donacione vijnë në shenjë solidariteti për këta persona, ndërasa gjatë këtij muaji Myftinia Shkodër ka bërë të munduar shpërndarjen e të tjera pakove ushqimore për shtresa të tjera në nevojë siç janë personat me aftesi të kufizuar apo ato në gjendje të vështire ekonomike.

Artikulli paraprakFSHATI DAJÇ I BRAKTISUR NGA TË RINJTË
Artikulli tjetërSHTROHEN 2 RRUGË NË GURIN E ZI