52 kamionë kanë ngelur pa u imbarkuar në tragetin e linjës Durrës-Ankona për shkak të vonesave në skanerin e policisë kufitare.

Edhe pse trageti është nisur me një orë vonesë, këta kamionë nuk kanë arritur të përfundojnë procesin e skanimit. Kamionistët kanë protestuar dhe kanë bllokuar rrugën e terminalit të trageteve, ndërkohë që policia ka mbërritur për të zhbllokuar rrugën.

Trageti ka pritur skanimin e kamionëve dhe nga ora 05:00 që duhej të nisej është nisur në 06:30 dhe tashmë kamionëve ju duhet të presin deri në tragetin e radhës për në Ankona.

Artikulli paraprakEURO PËR T’U KTHYER NË ATDHE, GJERMANIA NXIT AZILKËRKUESIT
Artikulli tjetërKOMITETI I EMERGJENCAVE: “JANË SHPËTUAR 1552 QYTETARË, 596 FAMILJE TË EVAKUUARA”