
Ka arritur në 520 ton sasia e misrit të bllokuar në doganën e Hanit të Hotit. Aksioni i ndërmarrë nga AKU Shkodër ka konstatuar misrin e ardhur nga Serbia, i cili dyshohet se përmban aflatoksina B1, një substancë tepër e rrezikshme për shëndetin e kafshëve. Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, bëri me dije se janë marrë 21 mostra ku pritet rezultati, teksa tashmë kontrollet janë shtuar në doganën e Hanit të Hotit.
Ai tregoi proçedurën që do të ndiqet me sasinë e bllokuar.
Në lidhje me këtë aksion, më herët ka pasur edhe një bllokim të një ferme në fshatin Trush, pasi rezultonte se furnizohej me misër blegtoral nga subjekti i ndaluar në doganë.


