Për një javë (9 -16 tetor) janë shënuar 57 viktima nga COVID në vendin tonë. Shifra më e lartë ditore e viktimave këtë javë është shënuar me 15 tetor, kur kanë ndërruar jetë 10 qytetarë, kurse më e ulëta sot me 3 humbje jete.

Sa i përket të shtruarve në spitale numri i tyre ka ardhur duke u ulur gjatë mesit të javës, por është rritur sërish ditën e sotme. Në mesin e viktimave dominojnë moshat e mesme, ndërsa kryesojnë të moshuarit. 95% e viktimave janë të pavaksinuar kanë deklaruar më herët ekspertët e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Tirana vijon të mbaje numrin më të lartë të infektimeve me 3036 te tillë, e ndjekur nga Durrësi me 745, Fieri 663 dhe Shkodra me 502.

Artikulli paraprakMERR LEJE PËR T’I DHËNË NJË PËRQAFIM LAMTUMIRE TEZES NË AEROPORT…
Artikulli tjetërHARTA E RE GJYQËSORE, KLGJ KONSULTOHET ME MINISTRINË E DREJTËSISË, PRITEN DISKUTIME ME KLP, ‘FINANCAT’ DHE GRUPET E INTERESIT