
Tashmë, fluksi I përditshëm në këto pika të kalimit kufitar është rreth13 mijë shtetas në ditë të cilët hyjnë dhe dalin në territorin shqiptar. Në pikat e kalimit kufitar Muriqan dhe Hani I Hotit, situata është ende e qetë dhe e menaxhueshme për shkak se fluksi I lëvizjeve pritet të shtohet nga data 1 korrik, ku fillon kthimi I emigrantëve në vendlindje. Nga të dhënat e disponuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, janë mbi 59 mijë shtetas të cilët kanë lëvizur përmes këtyre dy pikave, prej të cilëve mbi 27 mijë kanë hyrë në territorin shqiptar dhe rreth31 mijë janë shtetas të cilët kanë dalë, kryesisht në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Aktualisht, mbi 5700 është numri I shtetasve të cilët kanë hyrë në vendin tonë për qëllime turistike, bazuar në të dhënat e disponuara nga këto pika të kalimit kufitar. Për të përballuar fluksin dhe shmangur pritjet e gjata në kufi, po punohet me të gjitha kapacitetet.