Ka ardhur momenti që maturantët të zgjedhin listën me degët e tyre të preferuar për në universitet!

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se lista do të bëhet përmes portalit të “U-Albania”, nga dita e nesërme, 29 korrik deri më 3 gusht.

Përmes rrjetit të saj social Facebook, mininstrja i ka sugjeruar maturantët të konsultohen dhe të marrin informacionin e nevojshëm lidhur me kriteret e pranimit dhe procedurat për regjistrimin në Universitet.

“Ju uroj përzemërsisht shumë suksese dhe mbarësi!”, shkruan ajo.

Maturantët kanë gjithsej 6 ditë për të zgjedhur listën me 10 degët e tyre të preferuara për në Universitet.

Në total janë 39 Universitete publike dhe private që ofrojnë 560 programe studimi. Në periudhën e fund gushtit universitetet do të nxjerrin renditjet e maturantëve.