Humbja ndaj Kukësit ishte një goditje e fortë për Tiranën, me verilindorët që i dhanë fund pathyeshmërisë së bardhebluve, por ajo që shqetësoi më shumë ishin dy pikët e lëna në transfertë përballë Skënderbeut. Kjo ishte një sfidë që kryeqytetasit mund dhe duhet ta fitonin për të mos rihapur më shumë se sa duhet garën për titull. Ku është një diskutim i mbyllur, pasi tani është koha për të parë me optimizëm të ardhmen, fundja në këtë moment të vështirë i vjen në ndihme edhe kalendari, por kujdes. Në fazën e parë, Egnatia dhe Kastrioti ishin dy rivalë ku llogariteshin 6 pikë por në fund dolën vetëm me dy pikë.

Tirana kërkon me çdo kusht të shmang këtë skenarë në këtë fazë të dytë, si drejtuesit e klubit ashtu edhe trajneri Shehi kërkojnë nga ekipi 6 pikë të plota kundër Egnatias dhe Kastriotit, përpara se të nisin edhe një herë një tur të vërtetë force kundër të gjithë rivalëve direkt.

Trajnerin Shehi e shqetëson vetëm gjendja e Xhixhës, ku shpresojnë që sulmuesin ta kenë në dispozicion për sfidën me Kastriotin pasi ndaj Egnatias është shumë e vështirë. Me shumë mundësi, këtë të shtunë ndaj Egnatias pritet të rikthehet qendërmbrojtësi Behiratçe.