Sot, pas 6 vjetësh që nga tragjedia e 21 janarit

, familjarët e viktimave Aleks Nikaj, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi janë ftuar nga kryeministri Rama rreth orës 11:00 në Sallën e Hartave, në Kryeministri. Siç është bërë e ditur nga Kryeministria, së bashku ata do të vendosin lule në bulevardin para Kryeministrisë, e rreth mesditës Rama ka shtruar një drekë përkujtimore, në nder të viktimave. Dy ditë më parë qeveria mori vendim për dëmshpërblimin e 3 familjarëve të viktimave që u vranë në 2011, ndërsa njëri është ende në proces gjyqësor.

AXHENDA

10:30-11:30 Pritje familjaret nga Kryeministri tek Salla e Hartave, Kryeministri.
11:30-12:00 Vendosja e luleve në bulevard.
12:00-13:30 Drekë me familjarët e viktimave.