Dy persona janë arrestuar mbrëmë rreth mesnatës në Skenderaj, pasi që gjatë kontrollit të policisë tek ta janë gjetur rreth 60 kilogramë marihuanë, bëjnë të ditur burimet.

Sipas këtyre burimeve, dy të arrestuarit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe aktualisht ndodhen në policin e Kosovës të ndaluar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar arrestimin e dy të dyshuarve, por nuk ka dhënë detaje më shumë rreth arrestimit dhe emrave të dy trafikantëve.