
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. D., 35 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-S. F., 32 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetasen italiane V. F., 40 vjeçe, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar motomjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi motomjetin dhe është rrëzuar. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja V. F., dhe bashkëshorti i saj shtetasi E. Xh., i cili ndodhej pasagjer në motomjet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shpallën në kërkim shtetasin M. L., 18 vjeç, banues në fshatin Razëm, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. E., 49 vjeç, banues në fshatin Dobraç, se 18-vjeçari, dyshohet se i ka vjedhur një celular tip Iphone.
-Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe mbesa e tij shtetasja S. P., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






