Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Koderbojë të Pukës, ku një 61-vjeçar ka kërcënuar me jetë familjarët e tij dhe ka shkatërruar orenditë në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. Gj., 61 vjeç, banues në këtë fshat.
Sipas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja dhe djali i tij, 61-vjeçari i ka kanosur me jetë duke përdorur një sëpatë. Pas konfliktit, ai dyshohet se ka shkatërruar edhe pajisje elektroshtëpiake dhe orendi në banesë.
Policia bën me dije se shtetasi T. Gj. është shoqëruar në Spitalin Rajonal Shkodër për t’u vizituar nga mjeku neuropsikiatër, pasi rezulton i pajisur me epikrizë për probleme të shëndetit mendor, si dhe vuan nga diabeti.

Artikulli paraprakKABLLOT E PASISTEMUARA SHQETËSIM PËR QYTETARËT
Artikulli tjetërBRIGJET E LUMIT MAT, VENDDEPOZITIM MBETJESH