Pas një hetimi administrativ të brendshëm Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të inspektores Tatjana Dizdari.

Shkarkimi i saj është bërë pasi ka lejuar kalimin e 66 mijë zogjve në pikë kufitare Hani i Hotit, në një kohë që Urdhri i Ministrit Nr. 671, datë: 06.01.2017 “Për disa masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së Influencës Aviare (me patogjenitet të lartë H5N8) ndalon importin dhe tranzitin e shpendëve të gjalla shtëpiake dhe të egra nga shtetet Greqi, Bullgari dhe Mal i Zi për në Republikën e Shqipërisë. Duke mos toleruar asnjë lloj shkelje të cilat mund të sjellin pasoja në shëndetin e konsumatorëve shqiptar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha hapat ligjore deri në procedim penal ndaj inspektores Tatjana Dizdari. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet e rrepta në mënyrë që të zbatohet urdhri i Ministrit Nr. 671 si dhe zbatimi me rigorozitet i dispozitave ligjore, në mbrojtje të konsumatorit Shqiptar.

Artikulli paraprak“BLICI RRUGOR” SËRISH NË RRUGËT E SHKODRËS
Artikulli tjetër“LIBRA” PREZANTOHET NË MALËSINË E MADHE