Konsumi i alkoolit nga nxënës të shkollave të mesme deri dhe nëntëvjeçare është një alarm që kërcënon shoqërinë shqiptare.

Sipas një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se 2 në 3 nxënës të klasave të nënta dhe vite e para në gjimnaz pohojnë të kenë konsumuar pije alkoolike madje deri e dehje. Dhe këtu nuk bëjnë përjashtim vajzat e kësaj grupmoshe. “67% e të rinjve kanë treguar që kanë konsumuar alkool. Madje ka një tendencë në rritje të vajzave që konsumojnë” Nisur nga kjo ministria e Shëndetësisë nëpërmjet Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror ka intensifikuar kontrollet ndaj lokaleve apo subjekte të tjera, kryesisht pranë shkollave të cilat nuk respektojnë ligjin për të mos i tregtuar pijet alkoolike të rinjve nën 18 vjeç.

“Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë strukturave për të zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin. Sipas të cilit subjekti ndëshkohet me gjobë nga 30 mijë deri në 200 mijë leke e deri në ndjekje penale”, deklarojne ekspertet Specialistë të Shëndetit Publik japin alarmin për këtë fenomen në rritje pasi sipas tyre përveç pasojave shëndetësore, te alkooli kane pikënisjen problemet e tjera sociale si dhuna, aksidentet e të tjera.

Artikulli paraprakPËRJETËSISHT BURG PËR “KASAPIN” SERB
Artikulli tjetërBOKS, KUPA E SHQIPËRISË NË SHKODËR