2025-a ishte një vit vdekjeprurës për gazetarët në mbarë botën. Reporterët pa kufij, në raportin vjetor të publikuar mbi realitetin global të përcjellësve të informacionit, sjell shifra të rënda sa i takon pasojave dhe jetëve të humbura në terrene të ndryshme nëpër botë.

67 gazetarë u vranë gjatë 2025-ës një shifër që ka ardhur në rritje krahasuar me një vit më herët sipas raportit të së njëjtës organizatë globale.

Thuajse gjysma e tyre humbi jetën në lindjen e mesme ndërsa ushtria izraelite në luftën e gazës, shihet si përgjegjëse për vrasjen e 29 gazetarëve.
Me 2025 që përbën vitin më vdekjeprurës për gazetarët në 3 vitet e fundit, Meksika rezultoi vendi I dytë më I rrezikshëm në botë, ku sipas Reporterëve pa kufij humbën jetën 9 gazetarë.

Problem global mbetet edhe arrestimi I gazetarëve. Në të gjithë globin janë ende 503 të tillë të ndaluar më Kinën që përbën vendin kryesor sipas këtij treguesi. Reporterët pa kufij e quajnë Kinën si burgun më të madh për gazetarët pasi aktualisht në qelitë e vendit komunist qëndrojnë 128 gazetarë të arrestuar. Rusia e ndjek në vendin e dytë me 48 të tillë duke qenë njëkohësisht vendi që arreston më shumë gazetarë të huaj.

Shifrat e raporti vjetor të reporterëve pa kufij sjellin tregues të tjerë të këqinj, pas inga 1 dhjëtori 2024-1 dhjetor 2025 ende rezultojnë 135 gazetarë të zhdukur, shumica e tyre në meksikë dhe në lindjen e mesme.

20 gazetarë ndërkohë mbahen aktualisht peng, me 7 prej tyre të kapur nga Houthit në Yemen.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Reporterëve pa Kufij Thibaut Bruttin, shifrat pasqyrojnë atë që ndodh kur urrejtja ndaj gazetarëve arrin kulmin. 67 të vrarët këtë vit sipas tij, nuk ishin viktima të rastësishme, por u vranë të shënjestruar për shkak të punës së tyre.

Artikulli paraprakNDËRTOI PA LEJE, NJË KAPANON, NË LAGJEN “10 KORRIKU”
Artikulli tjetër6 KANDIDATË NË GARË PËR AVOKATIN E POPULLIT, PËRJASHTOHEN 4 TË TJERË – NUK PLOTËSUAN KUSHTET LIGJORE