Policia italiane e doganës së Fernettit ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar, Elvin Dergini, i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas policisë droga e një cilësie të pastër do të kishte një vlerë prej 3 milion eurosh në treg. Sipas hetimeve heroina është gjetur në një ndarje të fshehtë të makinës së drejtuar nga shqiptari. 31-vjeçari është ndaluar në një postbllok kontrolli të zakonshëm dhe më pas policët kanë bërë kontrollin për substanca narkotike, nëpërmjet qenit të antidrogës. Ky i fundit ka zbuluar drogën të fshehur në mjet. Sipas policisë bëhet fjalë për pako me heroinë të pastër, (brown sugar) të cilat ishin spërkatur me spec djegës, pikërisht për të mashtruar nuhatjen e qenve antidrogë. Sipas agjentëve kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur këto vitet e fundit nga kufiri tokësor dhe se kjo është një shenjë që po rihapet rruga Ballkanike e drogës.

Artikulli paraprakKOSOVË, FAJON: DEMARKACIONI SHTYN VOTIMIN E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE
Artikulli tjetërMILAN, MBYLLET EPOKA E BERLUSCONIT