Sot, 7 Marsi ka një emocion të veçantë për mësuesen Arjana Çekerku, pasi është hera e fundit që e feston këtë ditë në shkollë. Kujtimet e saj fillojnë 40 vite më parë, kur nisi rrugëtimin e saj si mësuese. Vitet e para ishin të vështira, por pasioni i madh për nxënësit dhe mësimin e motivoi çdo ditë.
Ajo kujton me emocion ditën e parë si mësuese, një përvojë plot emocion dhe gëzim, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën e saj.
Viti më i vështirë ishte në Lepushë, ku për të shkuar në shkollë duhej të udhëtonte mbi 7 orë.
Gjatë 12 viteve në Bajzë, ajo ka krijuar kujtime të paharrueshme me nxënësit, disa prej të cilëve kanë mbetur në mendjen e saj përgjithmonë.
Në vitin 2003, Arjana filloi punën në shkollën “Skënderbej”, ku çdo ditë e gjeti të mbushur me emocione dhe përvoja të reja në mësimdhënie.
“Do të më mungojë shumë mësimdhenia dhe komunikimi me nxënësit,” thotë mësuese Arjana, Sot, nxënësit dhe kolegët e nderojnë përkushtimin e saj dhe kujtojnë një jetë të tërë të dedikuar arsimimit.

Artikulli paraprakEkspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”
Artikulli tjetër7 MARSI I NJË ISH-MËSUESI 86-VJEÇAR