
Me urime dhe lule nga vajza e tij, e cila ka zgjedhur të ndjekë të njëjtin profesion. Kështu e festoi 7 Marsin Viktor Selimi, ish-mësuesi nga Kurbini që për plot 38 vite ia kushtoi jetën arsimit dhe formimit të brezave të rinj.
Sot 86 vjeç, ai kujton me nostalgji vitet kur punonte në shkollë dhe përkushtimin ndaj nxënësve. Për të, profesioni i mësuesit ka qenë gjithmonë një mision i rëndësishëm në shoqëri.Teksa rrëfen përvojën e tij në arsim, Selimi thotë se dikur mësuesi kishte një autoritet të madh, ndërsa nxënësit kishin vlerësim dhe respekt për figurën e tij.
Pwr ishin mesuesin, në ditët e sotme shumë gjëra kanë ndryshuar. Ai thotë se niveli i arsimit dhe i mësuesve ka rënë, ndërsa shpesh mungojnë rregulli dhe disiplina në shkolla.
Në mesazhin e tij për Ditën e Mësuesit, Viktor Selimi thekson se puna në arsim nuk është e lehtë, por sipas tij mësuesit duhet të bëjnë më shumë në edukimin dhe formimin e nxënësve.
Për Viktor Selimin, ky wshtw 7 Marsi i 21 që e gjen në pension. Megjithatë, kujtimet nga vitet e punës në arsim mbeten ende të gjalla. Ai ruan me kujdes ditarët e vjetër dhe dokumentet e kohës kur ishte mësues, si një dëshmi e përkushtimit të tij ndaj arsimit dhe brezave që ka edukuar ndër vite.






