Për Ilir Metën deklaratat e forta të bëra dy ditë më parë nga ish-Kryeministri dhe ish-kreu i PS-së Fatos Nano janë ‘zero ngjarje’.

Presidenti Meta refuzoi t’i përgjigjej interesimit të gazetarëve për një koment të tij në lidhje me akuzat që Nano i bëri në intervistën e mbrëmjes të së enjtes kur tha se ‘te Presidenti aktual i vendit shoh 7 mëkatet e Biblës’

“Zero koment për çështje të cilat nuk ekzistojnë, problem kryesor mbetet sot përballimi i pandemisë dhe mbështetje e gjithë personelit shëndetësor për përballimin e fluksit të të infektuarve”, tha Meta.