Vendimi i Presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump për të ndaluar futjen në territorin amerikan të emigrantëve myslimanë i ka dhënë sot efektet e para.

Zyrtarë të aeroportit të Kajros deklaruan se se shtatë emigrantëve të cilët do udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjashtë irakianëve dhe një shtetasi të Jemenit, iu është ndaluar hyrja në aeroplanin e EgyptAir i cili kishte për destinacion aeroportin “John F.Kennedy” në New York, raporton Anadolu Agency.

Zyrtarët të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, thanë se ndalimi i tyre u bë në përputhje me vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i cili vendosi një ndalesë tremujore për hyrje në shtet të refugjatëve nga shtetet muslimane Siri, Irak, Iran, Sudan, Libi, Somali dhe Jemen. Thuhet se shtatë emigrantët të cilët ishin të shoqëruar nga oficerë të UNHCR-së, u ndaluan të hyjnë në avion, pasi autoritetet e aeroportit të Kajros kontaktuan kolegët e tyre në New York.

Me një dekret presidencial të nënshkruar ditën e djeshme nga presidenti amerikan Donald Trump u ndalua pranimi i refugjatëve sirianë deri në një urdhër të dytë, si dhe u pezulluan për 4 muaj aplikimet e të gjithë refugjatëve.