TIRANE

Prokuroria pranë Gjykatës se Shkalles së Parë Tiranë njofton se po kryen hetime për të arrestuarit në flagrancë nga policia e shtetit në protestën e djeshme ku nuk munduan përplaset.

Mes të arresutarve janë drejtuesi i Vetëvendosjes në Tiranë Bojken Abazi, Kasteriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica dhe Edjon Xhoxhaj

Gjithashtu po sipas prokurorisë është regjistruar procedim penal duke u kryer hetime dhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinierët apo persona të tjerë të përfshirë.

Aktivistët kanë denoncuar tre inxhinierët, Artur Hasantare, Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola. Ata i akuzuan se kanë kryer shembjen e teatrit pa një akt ekspertim fizik të godinës, por janë bazuar në akte ekspertimi të një viti më parë.

Po sipas njoftimit, nga ana e prokurorisë po kryhen hetime edhe në lidhje me dhunën e pretenduar nga kallëzuesit, si të ushtruar nga punonjësit e policisë në momentin e shembjes së Teatrit Kombëtar

Artikulli paraprakVELIAJ IRONIZON KRYEMADHIN: S’ËSHTË MËKAT QË S’KE QENË NË TEATËR, POR DËGJO ÇFARË THOSHIN KADRI ROSHI E VIOLETA MANUSHI
Artikulli tjetërMESAZHI I PRESIDENTIT TË PPE-SË PËR TEATRIN, BASHA: MIRËNJOHJE PËR MBËSHTETJEN E SHQIPËRISË DHE PD-SË