Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri u regjistrua mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kastriotët”, ku një fëmijë 7-vjeçar u përplas nga dy automjete.

Mësohet se fillimisht i mituri është goditur nga automjeti që drejtohej nga T.SH., (55 vjeç). Më pas, ai është përplasur edhe nga një automjet i dytë që drejtohej nga V.K., (42 vjeç).

Disa orë pas ngjarjes së rëndë, Policia ka bërë arrestimin e të dy drejtuesve të mjeteve.

I mituri u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marrë dhe humbi jetën.

Artikulli paraprakTËRMET NË SHQIPËRI, LËKUNDJET ME MAGNITUDË 4.2 TË SHKALLËS RIHTER!
Artikulli tjetërKUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME