Në qytetin e Shkodrës kanë nisur sot aktivitetet në kuadër të 70-vjetorit të krijimit të Teatrit “Migjeni” .

Siparin e eventeve e ka celuar prezantimi i një libri 32-vite punë të shkrimtarit Xhahid Bushati me titull Teatri “Migjeni” Kujtesa e një Qyteti. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kolosët e skenës shqiptare Tinka Kurti, Roza Anagnosti e shumë personalitete të tjera të njohura që të gjithë bijtë e Shkodrës.

Ishte mjaft emocionuese fjala e të madhes Tinka Kurti e cila mes duartrokishtjesh solli në vemdnej emrat e mëdhenj të tetarit “Migjeni” dhe jo vetëm.

Pas Tinka Kurtit një tjetër emër i madh i skenës shqiptare, shkodrania Roza Anagnosti ngriti sallën në këmbë me duartrokitje.

Ndërkohë libri që u promovua Teatri “Migjeni” Kujtesa e një Qyteti I autorit Xhahid Bushati është një punë kolosale prej mbi 3 dekadash, ku është mbledhur me mjaft kujdes historia teatrore e një qyteti të tërë.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e cila shprehur vlerësime për punën e bërë ndër vite nga aktorët e teatrit.

Një nga aktorët më të mëdhenj ndër vite të teatrit “Migjeni” Zef Deda rugëtimin e tij në teatër e përshkroi me mjfat emocion ku lotët flisnin më shumë se fjalët . Kjo duket se vlejti për të gjithë sallën e të pranishmit që e shoqëruan me duartrokitje.

Teatri Migjeni për shkodrwn dhe për shkodranët është më shumë se një teatër,. I ngjason një historie dashurie e cila përcolli vlerë duke I dhënë një tjetër dimension aktrimit në Shqipëri, dhe lotët janë dëshmi e një pune që është bërë me shumë dashuri.

Artikulli paraprakBANORËT E KURBINIT: PËRMBYTEMI SA HERË KA RESHJE
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRKUJTOHEN 38 MARTIRËT