Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë, kanë bërë homazhe paraditen e sotme te varrezat e Dëshmorëve të kombit, me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit të vendit.

I pari që u përul para të rënëve ku u vendosën kurora me lule ishte kreu i shtetit, i pasuar nga kryetari i Kuvendit, më tej Kryeministri, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe më tej kryebashkiaku Veliaj. Kujtojmë se Partia Demokratike e festoi dje më 28 Nëntor, edhe ditën e Pavarësisë edhe atë të Çlirimit.

Prej disa vitesh politika e feston e ndarë ditën kur u çlirua atdheu.

Artikulli paraprakSHIFRA ALARMANTE! SHQIPËRIA, SHTETI ME PAGËN MË TË ULËT NË EUROPË
Artikulli tjetërRESHJET, EMERGJENCAT CIVILE: MUND TE KETË PËRMBYTJE