Banorët e skajit më verior të Shqipërisë, Kelmendit, përkujtuan 68 vjetorin e Kryengritjes së parë Antikomuniste në Shqipëri, të njohur si Kryengritja e Kelmendit. Të mbledhur në qendër të Komunës së tyre, kelmendasit kujtuan si, 73 vite më parë, të afërmit e tyre u ngritën me armë në dorë për të mos lejuar që në malet e Kelmendit të hynin forcat komuniste, të cilat kërkonin të shtypnin me dhunë rezistencën antikomuniste të kelmendasve.Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, u shpreh se asnjehere nuk duhet të harrojmë historinë

Deputeti I PD Shkodër Lorenc Luka, dhe kreu I PD Malesi e Madhe vune theksin tek klika qe sot eshte ne pushtet qe do te riktheje komunizmin. Gjatë 50 viteve të diktaturës, Kelmendi dhe kelmendasit u rrethuan me një gardh të hekurt, që synonte rrethimin e banorëve të kësaj zone. Por, shumë prej tyre arritën të thyejnë këtë gardh dhe të arratisen drejt Perëndimit, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sot jeton e punon një numër i madh familjesh kelmendase.