
Prej 15 prillit deri në fund të muajit qershor është ndaluar gjuetia në Liqenin e Shkodrës për peshqit. E ndarë në dy pjesë, ku ne 30 ditëshin e parë në mënyrë kategorike nuk lejohet gjueti për asnjë lloj tjetër peshku përveç ngjalës.
Për menaxherin e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, Arian Çinari, në këto dhjetë ditë të para është bërë një respektim shumë efikas nga të gjithë peshkatarët dhe nuk është hasur absolutisht asnjë rast që ka thyer rregullin e ndalimit.
Ndalimi i gjuetisë së peshkut përgjatë kësaj periudhe lidhet direkt me mbarështimin e llojeve të ndryshme. Dëmet në lloje të ndryshme të peshkut janë shtuar në vitet e fundit për shkak të peshkimit të parregulltë,
megjithatë kontrollet janë shtuar ndjeshëm dhe forca e ligjit ka dhënë efekt pozitiv në ndaljen e fenomenit të jashtëligjshëm të kapjes së peshkut.
Bllokimi për një periudhë 75 ditore i peshkimit synon të rrit numrin e peshqve dhe të mos dëmtoj larvat e reja


