Torturat çnjerëzore të regjimit komunist i morën jetën në moshën vetëm 22-vjeçare. E futur në një thes bashkë me një mace dhe e goditur barbarisht, Marie Tuci ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, viktimë e një dhune mizore vetëm sepse pati guximin t’i qëndronte kundër sistemit.
Në 75-vjetorin e martirizimit të saj, Kisha Katolike në Shkodër përkujtoi të vetmen grua mes 38 martirëve të saj. Ceremonia nisi në qelinë nr. 13 të ish-burgut famëkeq në qendër të qytetit — vendi ku ajo u arrestua dhe u torturua, që sot shërben si simbol kujtese dhe dëshmie për krimet e komunizmit.
Procesioni me lutje dhe këngë shpirtërore vijoi drejt kishës së motrave stigmatine, ku u kremtua mesha e shenjtë nga arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine.
Historia e Marie Tucit mbetet një nga dëshmitë më të dhimbshme dhe më të larta të qëndresës ndaj dhunës ideologjike. Në kohën kur regjimi komunist nisi valën e terrorit ndaj klerit katolik dhe atyre që nuk pranonin të mohonin besimin, një vajzë e re nga Shkodra u bë simbol i pathyeshmërisë, dinjitetit dhe sakrificës për idealin e lirisë shpirtërore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak140 FËMIJË MARRIN PJESË NË GARËN ME BIÇIKLETA
Artikulli tjetërMBLIDHEN NË SHKODËR LEGALISTËT