Është përkujtuar në Vrakë të Malësisë së Madhe 75-vjetori i rënies së heroit të popullit Vasil Shanto. Në këtë përvjetor morën pjesë anëtarë të familjeve të dëshmorëve nga Malësi e Madhe e Shkodra.

Ajo që ra në këtë përvjetor ndëryshe nga vitet e tjera që kanë qënë prezent , ra në sy mungesa e deputetëve të spektrit të majtë. Veteranë të luftes Antifashiste – Nacional Clirimtare dhe familje të dëshmorëvë kryen homazhe dhe vendosen kurora me lule tek monumenti kushtuar heroit të popullit Vasil Shanto.

Kreu i Veteranëve për Shkodrën Zamir Llazani tha se këto figura madhore sakrifikuan gjithcka për vendin, e ky duhet të jetë një mësim për politikën shqiptare e cila thotë Llazani nuk sakrifikon për poppullin e vet por mendon vetëm për ta vjedhë atë

Vasil Shanto lindi në Shkodër më 17 gusht të vitit 1913 dhe u vra më 1 shkurt të vitit 1944, në Shkodër.

Shanto ishte hero i Luftës së Dytë Boterore dhe aktivitetin e tij përpara se të dilte në ilegalitet e kryente në furrën e bukës ku punonte. Sot shumë shkolla dhë rrugë mbajnë emrin e tij.