
Ky është Vat Martini, 77 vjeç I cili përdor bimët medicinale për të shëruar njerëz. Ai njihet si mjekë popullor që prej vitesh merret me përgatitjen e kurave natyrale për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Ai tregon se këtë zanat e ka trashëguar nga familjarët e tij, dhe gjatë gjithë jetës ka krijuar ilaçe bimore përmes metodave natyrale që përgatit në banesën e tij.Martini tregon se ndër vite ka trajtuar rreth 4000 persona që janë drejtuar tek ai për ndihmë shëndetësore.
Ai tregon se bimët që përdor I mbledh në zona të thella malore, si Dukagjini Vermoshi, Thethi si dhe vende të tjera me natyrë të pastër.
I pyetur për mjekësinë modern, I moshuari shprehet se nuk ka shumë besim pasi nuk k a gjetur shërim për shqetësimet që ka.
Pavarësisht zhvillimit të mjekësisë moderne, Vat Martini mbetet I lidhur me traditën dhe natyrën ku përmes mjekësisë popullore ndihmon personat me probleme të ndryshme shëndetësore.Tashmë ai njihet si Vata që shëron pa ilaqe .