Në 8 dhejtor ditën e rinisë, Partia Demokratike ka zgjedhur një mënyrë të re për të protestuar.

Të rinjtë e forumit , do të protestojnë në të njëjëtn ora para 4 institucioneve qeveritare për tu bashkuar më pas para kryemisnitrisë. Në oren 11:00 të rinjtë nga i gjithë vendi, do të mbledhin para Ministria së Arsimit, kunder Reformës në Arsimin e Lartë, gjithashtu një grup tjetër do të jetë para Ministrisë së Shendetesise, për korrupsionin dhe kontrata koncensionare të firmosura nga ministri Ilir Beqja.

Gjithashtu të rinjtë do të protestojnë në të njëjëtën kohë para Ministrisë së Brendëshme për situatën e drogës dhe para Bashkisë së Tiranës, për vdekjen e 17 vjecarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e plehrave në Sharrë. Forumi Rinorë i Partisë Demokratike, ka publikuar spotin lajmërues të protestave ndërsa është shperndarë në rrejtet sociale nga organizatorët dhe ish kryeministri Sali Berisha. Pas minsitrive në orën 12:00 të rinjtë do mblidhen para kryeministrise në tubim kundër kryemisnitrit Edi Rama, për tiu drejtuar më pas Qytetit Studenti në të njëtin internerar që që ndoqën studentët në vitin 1991.

Në Qytetin Studenti është parashikuar një bashkëbisedim me kryetarin Lulzim Basha. Ndërkohë në kuadër të 26 vjetorit të themelimit, të dielën në kuadër të 11 dhjetorit Partia Demokratike organizon open day. Dyert e selise blu, nga ora 10 do të jenë të hapura për cdo anëtarë apo simpatizant dhe do të kënë të takojnë dhe diksutojnë më kryetarin Lulzim Basha. Në PD do të ekspozohen dhe fotogarafi të cilat sjellin në vëmëndje rrugtimin 26 vjecar të kësaj force poltike.