KALAMISHI: AS TORTURAT NUK E NDALËN HOVIN TONË, DONIM DEMOKRACINË.Ishin të rinj e me një ideal të vetëm. Kërkonin demokracinë. 24 vite kanë kaluar që nga ngjarjet e 8 dhjetorit të vitit 1991 kur në qytetin Studenti në Tiranë me mijëra vetë i hapën rrugë rrëzimit të diktaturës komuniste. Neritan Kalamishi, është një prej 22-vjeçareve të asokohe që kujton sot ato ditë të vështira.

“Demostrata e seksit” e vitit 1988 ishte pikënisja e parë për të mbërritur në 8 dhjetorin e pas 3 viteve ku shpërthyen energjitë e studentëve.

Sigurimsat e policia e regjimit monist as me dhunë e tortura nuk ndalnin dot hovin e të rinjve.Kanë kaluar 24 vite dhe ëndrra e studentëve të famshëm të dhjetorit nuk është përmbushur.Një pjesë e mirë e studentëve të dhjetorit janë jashtë Shqipërisë, disa prej tyre janë përzier me politikën brutale të këtyre viteve e një pjesë tjetër kanë zgjedhur jetën intelektuale të varfër sepse Shqipëria nuk diti të ishte siç ata e donin në 24 vitet e shkuara.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/cKXWJyjhXVs” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak8 DHEJTORI, RAMA: SIMBOL I FUQISË SË RINISË
Artikulli tjetërSUKSESI I VLLAZNISË NË “STAR SPORT”