Mbretëresha Elizabeth kishte pseudonimin “Lilibet” – Elizabeth thirrej “Lilibet” që kur ishte e vogël pasi nuk mund të shqiptonte emrin e saj. Mbreti George VI kur fliste për vajzat e tij shprehej : “Lilibet është krenaria ime. Margaret është gëzimi im”.

Ajo studoi histori dhe ligjin kushtetues – Mbretëresha nuk shkoi kurrë në një shkollë publike. Ajo studioi në shtëpi dhe u përgatit nga profesorët më të mirë të Britanisë. Ajo studioi historinë kushtetuese dhe ligjin si përgatitje për rolin e saj në të ardhmen dhe mori mësime për fenë nga Kryepeshkopi i Canterbury.

Shërbeu në Luftën e Dytë Botërore – Mbretëresha Elizabeth II iu bashkua Shërbimit Territorial Ndihmës në 1945, ku u trajnua për tu bërë mekanike. Ajo ishte anëtarja e parë femër e Familjes Mbretërore që iu bashkua Shërbimeve të Armatosura si një anëtare aktive me kohë të plotë.

Ajo u njoh me Princin Filip kur ishte 8-vjeç – Mbretëresha Elizabeth II takoi dhe Princi Filip kur ishte vetëm 8 vjeç, më pas, ata u takuan zyrtarisht në vitin 1934 në dasmën e Princeshës Marina të Greqisë dhe Princit George, Duka i Kent.

Ka bërë pesë vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara gjatë mbretërimit të saj – Mbretëresha ka bërë pesë vizita zyrtare shtetërore në SHBA. gjatë mbretërimit të saj deri më tani, në vitet: 1957, 1976, 1983, 1991 dhe 2007.

Dashuria e saj për “Corgis – Mbretëresha e ka dashur shumë qenin Uellsian Corgis. Thuhet se ajo ka pasur në pronësi mbi 30 qen dhe madje i ka edukuar vetë.

Princi Xhorxh e quante atë “Gan-Gan” – Kate Middleton thotë se djali i saj i madh, Princi George, e qunte gjyshen e tij ‘Gan Gan’. Sipas PopSugar, “Gan-Gan” është një “përcaktim që gjeneratat e mbretërve kanë përdorur për të përshkruar stërgjyshërit e tyre”.

Ajo pagoi taksat dhe hapi Pallatin Buckingham për publikun – Ajo mund të ketë qenë mbretëresha, por ajo ka paguar edhe taksat , të paktën që nga viti 1992. Kur Kështjella Windsor, rezidenca e fundjavës së mbretëreshës, u shkatërrua nga zjarri në vitin 1992, publiku u rebelua kundër pagesës së miliona paund për riparime. Megjithatë, ajo pranoi vullnetarisht të paguante tatimin mbi të ardhurat e saj personale. Ajo tha se do të përballonte 70 për qind të kostos së punës së restaurimit dhe gjithashtu vendosi të hapte shtëpinë e saj në Buckingham Palace për publikun për herë të parë për të gjeneruar fonde shtesë nga tarifat e pranimit.

Artikulli paraprakBEGAJ LETËR NGUSHËLLIMI MBRETIT CHARLES III: MBRETËRESHA E PËRKUSHTUAR DERI NË ÇASTET E FUNDIT PËR BRITANINË!
Artikulli tjetërRIKTHEHET SISTEMI TIMS NË PIKËN KUFITARE TË MURIQANIT, JASHTË SHËRBIMIT HANI I HOTIT