8 marsi solli një atmosferë të gjalllë në rrugët e qytetit të shkodrës, me lule dhurata dhe gëzim, u festu dita ndërkombëtare e gruas. Qendra e qytetit ishte e mbushur me lëvizje të grave duke shënuar këtë ditë si një festë të rëndësishme për nderimin e figurës së tyre.

Ndërsa të shumta ishin tezgat që ofrojnë lule nga trëndafilat deri tek lulet shumëngjyrëshe që simbolizojnë dashurinë dhe vlerësimin për grate. E veçant e kësaj dite erdhi nga policia e shtetit, uniformat blu dhuruan lule për gratë në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tyre në shoqëri.

Festa e 8 marsit është një moment reflektitmi mbi rolin e grave në shoqëri dhe një mundësi për të shprehur mirënjohjen për të gjithë kontributet që ato japin në jetën tonë të përditshme.

Artikulli paraprakAKSIDENTE DHE SHKELJE TË NDRYSHME, POLICIA NIS PROCEDIMET
Artikulli tjetërVELIPOJE, BIZNESET NISIN PASTRIMIN E VIJËS BREGDETARE