Presidenti Bajram Begaj, uroi sot të gjitha gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, duke i cilësuar ato forcën e vërtetë të jetës së shoqërisë sonë.

Përmes një mesazhi në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Begaj përcolli urimin bashkë me foto të takimeve të tij me zonja gjatë vizitave nëpër Shqipëri apo në pritjet e zhvilluara në Institucionin e Presidentit.

“Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë!”, shkroi Bajram Begaj.

Artikulli paraprakSOT 8 MARSI, DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS! HISTORIA DHE DOMETHËNIA
Artikulli tjetërMBIJETON QEVERIA E MITSOTAKIS! RRËZOHET MOCIONI I MOSBESIMIT PAS 3 DITËVE TË ETHSHME NË GREQI